“Është koha për natyrën”, në çdo ditë të vitit!

Written by on 05/06/2020

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, mesazhi i së cilës është “Është koha për natyrën” Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura sjell sot në vëmendje aktivitetet detare, të cilat janë ende në fillimet e veta.“Ne jemi në kohë për t’i zhvilluar ato duke plotësuar në përputhje me standardet ekologjike, pa ndotur ujërat dhe pa dëmtuar habitatet natyrore dhe gjallesat nën ujore”, bën të ditur AKZM.Sipas saj, presioni po rritet në zonat detare dhe bregdetare të Shqipërisë dhe kërcënon të ardhmen e asaj, që e bën turizmin kaq të veçantë në vendin tonë. AKZM sqaron se na nevojiten peshkatarët, sektori i aktiviteteve detare, lundrimi dhe të gjithë përdoruesit e detit , të ndihmojmë për të siguruar të gjithë përfitime nga deti Adriatik, sot dhe në të ardhmen, por pa e dëmtuar atë.


Current track

Title

Artist

Background