Emiliano Biraku, sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar në Venecia

Written by on 13/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Emiliano Biraku, një sipërmarrës i suksesshëm që jeton dhe punon në Venecia që prej vitit 2003. Me të ardhur në këtë vend, ai nisi studimet për Ekonomi Financë në Universitetin  La Foscari. Pas diplomimit punoi për dy vite në sektorin Bankar. Në vitin 2012 ai hapi restorantin e tij “Trattoria da Gigi”, me të cilin pati shumë sukses, ndërsa në vitin 2015 restorantin “Trattoria  Ali D’Oro”  dhe në vitin 2019 restorantin  “Gran Sapor”. Në vitin 2016 Emiliano zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike Italiane për Venecian, detyrë që e la për shkak të përfshirjes në biznes.


Current track

Title

Artist