Dy shtetet në tension, marrdhëniet mund të mos jenë kurrë njësoj!

Written by on 30/06/2020

Marrëdhëniet diplomatike mes Washingtonit dhe Berlinit janë përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe ministri i jashtëm gjerman ka paralajmëruar se marrëdhëniet mes 2 vendeve mund të mos jenë më kurrë të njëjtat . Heiko Mass tha se aleanca me SHBA, që është e rëndësishme në aspektin ekonomik, të mbrojtjes dhe sigurisë, mund të mos përmirësohet edhe nëse rivali i Donald Trump për  shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, fiton zgjedhjet e ardhshme.“Lidhjet mes 2 anëve të  Atlantikut janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe po punojmë që të qëndrojnë të tilla në të ardhmen. Por në gjendjen që ndodhen tani, ato nuk përmbushin kërkesat e asnjë prej palëve”, tha Heiko Mass.Dy ekonomitë më influencuese të botës perëndimore, kanë pasur konflikte që kur presidenti Trump mori detyrën.  Shpenzimet në mbrojtjte, lufta tregtare SHBA-Europë dhe kërcënimi i tarifave ndaj eksporteve gjermane të makinave janë të gjitha pika të konflikteve.


Current track

Title

Artist

Background