Dubai shkurton mundësitë e mikpritjes ndërsa rastet e Covid-19 rriten

Written by on 03/02/2021

Dubai ka njoftuar një seri të re masash për të ngadalësuar numrin në rritje të rasteve Covid-19 të regjistruara në Emirate. Konkretisht kapaciteti i audiencës në vendet e mbyllura, duke përfshirë kinematë, vendet argëtuese dhe sportive, do të ulet në 50 përqind. Hoteleve gjithashtu do t’u kërkohet të veprojnë me 70 përqind të kapacitetit, ndërsa numri i mysafirëve të lejuar brenda pishinave dhe plazheve private do të shkurtohet. Restorantet dhe kafenetë do të kërkohet të mbyllen deri në orën 01:00 të darkës, ndërsa nuk do të lejohen të organizojnë aktivitet argëtues në ambientet e tyre. Dubai në veçanti ka kërkuar të tërheqë turistë, duke ofruar diçka afër jetës normale ndërsa Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po kalojnë një tjetër raund bllokimesh.


Current track

Title

Artist