Dorela Lazaj, një “Dordolet’s” për t’u pasur zili!

Written by on 25/07/2018

Dorela Lazaj, një “Dordolet’s” për t’u pasur zili!

Sa herë keni përdorur kartat e kreditit si shënjues librash?! Besojmë shumë shpesh. Tashmë për këtë ka menduar Dorela Lazaj, është një vajzë që të mbush me pozitivitet, plot energji dhe për më tepër jahstëzakonisht e sinqertë kur na tregon se ideja për të sjellë këto  “shënjues librash” lindi si një krijim për ish-in e saj malazez, me të cilin përvec të tjerash kishin edhe një marrëdhënie shkëmnbimi librash! Këto shënjues librash Dorela tregon per Travel Club, se ka vendosur t’i quaj Dordolet’s, dhe qëllimi është të promovojë më të mirën e kulturës dhe trashëgimisë tonë, dhe ta prezantojë atë në produkte që janë të përdorshme dhe lehtësisht  të arritshme.

Përmasat e një shënjuesi të tillë janë 18:5 cm, i printuar me foto me rezolucion të lartë dhe një material të qëndrueshëm të dyfishtë letre-plastike. Çdo faqosje ka paragrafin e tij shpjegues në anën e pasme në gjuhën angleze. Ka pesë opsione në këtë koleksion dhe secili tregon një histori të bukurisë dhe dinjitetit të së kaluarës. Aktualisht,ato shiten në Adrion Ltd, në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër dhe Berat, Destil Hostel dhe Furra e Books.

Dordolet’s  janë ideale për turistët, për të apasionuarit ndaj letërsisë dhe sigurisht për adhuruesit Shqipërisë tonë të bukur.

Go Dorela!

 

Intervista e Plote : Video

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist