Donin ta quanin femijen Grizman Mbape, por komuna nuk i lejon!

Written by on 30/11/2018

Ndonjehere dashuria per futbollin i kalon te gjitha kufijte. Deshironin qe femija i tyre i pare te quhej Grizman Mbape, por komuna Brive la Gaillarde ne France kundershtoi dhe çeshtja perfundoi ne gjykate. Ky eshte rasti i nje çifti francez te cilet donin te nderonin sulmuesit e skuadres se zemres qe u shpall kampion bote, duke i vendosur emrin e tyre femijes se pare.Por komuna kundershtoj deshiren e çiftit dhe çeshtja nuk u mbyll me kaq, por shkoj ne dyert e gjykates.Sipas ligjeve franceze, nje çift ka te drejte te zgjedhe emrin e femijes me perjashtim te rastit kur kundershtohet nga keshilltari i komunes. Sipas kodit civil francez dhe konkretisht artikullit 57, komuna nderhyn ne ato raste kur mund te demtohet imazhi i femijes ne te ardhmen. Vendimin per emrin e femijes do ta marre gjykata. Ne rast se do pranoje vullnetin e prinderve, apo jo.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist