Do te vizitosh ishullin e Sazanit? Tashme duhet te paguash taksen prej ….

Written by on 16/06/2018

Ishulli i Sazanit ne Vlore eshte kthyer dy vitet e fundit ne nje prej terheqjeve me te medha te turisteve te huaj per shkak te historise se tij por edhe se deri para dy vitesh ka qene  e pamundur per tu vizituar!
Interesi i te huajve dhe vendasve eshte gjithnje i madh per kete ishull, dhe vizitat ne te behen me ane te guidave te agjensive te ndryshme turistike ne Vlore te cilat ofrojne nje pakete udhetimi me anije per ne kete ishull, te gjireve aty dhe gadishullit te Karaburunit kundrejt nje pagese modeste. Por keto dite Bashkia e Vlores ka sygjeruar vendosjen e nje takse prej 200 lekesh te reja per cdo vizitor qe zgjedh te eksploroje ishullin e Sazanit!
Per kete na informoi korrespondenti i Radio Travel ne Vlore, gazetari Enrik Mehmeti ne nje lidhje direkte me emisionin Weekend Lovers. Ai gjithashtu sqaroi se autoritet e Bashkise Vlore jane duke negociuar menyren e veljes se kesaj takse e cila deri tani eshte kundershtuar nga operatoret turistik ne qytetin bregdetar. Ne ditet ne vazhdim mbetet per t’u konfirmuar se si Bashkia do te arrije te mbledhe kete takse tek turistet. Arsyeja e venies se kesaj takse nga Bashkia Vlore eshte qe te ardhurat te shkojne per ngritjen e nje muzeu ne ishullin e Sazanit, – pohoi gazetari Enrik Mehmeti .

 

Sazan by iglipustina
84299 views 4 favorites 3 likes
Sazan


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background