Dita me fat e Kay, ra nga krocera dhe u gjet gjalle pas 10 oresh ne det te hapur!

Written by on 20/08/2018

Nje angleze 46 vjecare eshte bere protagonistja e mediave sociale kete fundjave pasi i shpetoi fatmiresisht gjalle nje aventure qe me siguri nuk do ta harroi per gjithe jeten. Kay Longstaff, e cila ne profesion eshte nje stjuardese vendosi qe nga ajri te kalonte ne det per pushimet e veres duke u bere pjese e nje udhetimi me  krocere ne Mesdhe. Ne momentin qe anija ndodhej prane brigjeve kroate te Adriatikut ne rrethana qe ende nuk jane qartesuar totalisht ra nga kati i trete i pjeses se pasme te kroceres ne det teksa ishte mbremje. Sipas Kay ajo kishte kaluar nje dite dhe nate teper argetuese ne bordin e kroceres Norvegian Star, ku kishte kthyer edhe disa gota dhe pastaj krejt papritur ra ne uje. Fatmiresisht mungesa e saj u vu re shpejt dhe menjehere ekipi i shpetimit dhe rojet bregdetare me varka dhe helikopter nisen kerkimet. Fakti qe ishte mbremje veshtiresoi pak punen per gjetjen e Kay , kerkimet per te cilen zgjaten plot 10 ore. Por me ne fund ajo u gjet dhe ne menyre te habitshme ne gjendje te mire shendetsore. Pasi eshte transportuar ne qytetin e Pulas ne Kroaci ku mori edhe trajtimin spitalor te nevojshem ajo ka rrefyer se oret ne det ishin me te vertete te frikshme por fakti qe ishte marre per nje kohe te gjate me yoga e ndihmoi te kishte forcen e duhur per te qendruar ne det dhe duke kenduar arriti te shperqendroheshe e te mos e ndjente te ftohtin e ujit! Epo mund te themi se jetegjati nuk behet dot jeteshkurter e qe kjo paska qene dita me fat e Kay! 

 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist