Dhurata Thanasi Daneri: Lërini fëmijët të lozin me miell, jo me lodra Made in China!

Written by on 20/07/2018

Dhurata Thanasi Daneri: Lërini fëmijët të lozin me miell, jo me lodra Made in China!

Dhurata Thanasi Daneri nga Luga e Argjendte ishte sot e ftuar ne emisionin Travel Club ku foli per traditen e kulinarise ne krahina te ndryshme te Shqiperise dhe festat lokale ne disa prej zonave ende te panjohura shume nga vete shqiptaret, ne vendin tone!

Znj.Dhurata foli dhe per menyren se si të ndihmojmë konsumatorët të vlerësojnë e të zgjedhin produktin e shëndetshëm, të ndërgjegjësohen për vlerat e produktit vendas e atij të stinës, të qenit miqësor me tokën, ujin, ajri dhe kete ajo e ka nga pervoja  përvoja e saj e përditshme, hulumtimet dhe aktivitetet në Shqipëri, por edhe projektet dërkombëtare, siç është bashkëpunimi i saj me organizatën ‘Slow food’.

E pyetur per produktet qe duhet ti mbrojme fort ne vendin tone ajo u shpreh se : Lëpjeta, spinaqi, lulëkuqja, rapica, çikorja, hithra, lulja e Basanit, kalendula, e shume te tjera jane pazevendesueshme!

Mjafton të njohim tokën tonë, të njohim se ç’kemi dhe nuk ka nevojë fare të blejmë domate në dhjetor. Duhet te edukohemi te hame produkte stinore, kjo ishte keshilla kryesore e Znj.Dhurata! Njekohesisht ajo iu drejtua dhe prinderve qe te edukojne femijet me ushqimin e shendetshem: “Femijet duhet te perfshihen ne cdo recete, me mire te luajne me miell, te hane miell se nuk eshte aspak i demshem sesa te mbajne ne goje nje loder kineze me kimikate helmuese”!

Dhurata Thanasi Daneri u shpreh se momentalisht po pergatit  një cikël për Nikaj-Mërturin, nje prej zonave qe e ka joshur shume se fundmi.


Ne mezi po i presim keto receta!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist