Destinacionet më të bukura të pranverës në Europë!

Written by on 14/03/2019

Destinacionet më të bukura të pranverës në Europë

Ka disa evente që ndodhin vetëm një herë përgjatë një viti, në muajin mars. Nëse vizitoni të njëjtat vende në periudha të tjera nuk është e njëjta gjë. Një triumf ngjyrash, aromash e shijesh: terapia më e mirë për trupin dhe mendjen. Nëse po mendoni të bëni një udhëtim në mars ose nëse doni të jeni dëshmitarë të një prej këtyre fenomeneve që ndodhin vetëm në këtë periudhë të vitit, ja destinacionet ku duhet të shkoni!

Toskana Konsiderohet si vendlindja e Rilindjes italiane, është një vend i mbushur me kulturë dhe shquhet për veprat më të bukura të artit, peizazhet, ushqimin dhe njerëzit e saj. Toskana ka qenë shtëpia e Mikelanxhelos, Leonardo da Vinçit, Galileos dhe Botiçelit, por aty është gjithash-tu mahnitëse stina e pranverës. Jo më kot piktura “Pranvera” e Botiçelit, një nga kryeveprat e artit botëror, është realizuar në Toskanë. Vizitojeni këtë krahinë të mrekullueshme gjatë pranverës e do humbisni mes shkëlqimit që ofrojnë brezaret e fermave të mëdha.

Paris Kryeqyteti francez, që njihet si qyteti i dashurisë, ka kopshte të pafundme, pemë e lule përgjatë rrugëve dhe një sërë kafenesh në trotuare, që ndoshta ju do të dëshi¬roni t`i eksploroni. Temperaturat mund të jenë pak të ulëta gjatë prillit, ndaj bëni mirë të merrni një xhaketë me vete. Por në muajin maj bën shumë ngrohtë. Nëse jeni duke e vizituar Parisin gjatë pranverës, sigurohuni të vizitoni Kopshtin e Luksemburgut, një park prej 60 akër tokë, ku gjendet Pallati mahnitës i Luksem¬burgut dhe 1.6 kilometra shëtitore në tërësi përmes kopshteve të kuruara e mbresëlënëse.

Minorka Minorka është një ishull i vogël që shtrihet në de¬tin Mesdhe, në lindje të bregdetit spanjoll. Ai gjendet përkrah ishullit të famshëm të Majorkës dhe ndodhet 200 kilometra larg bregdetit të Bar¬celonës. Është një vend vërtet i jashtëzakonshëm në pranverë. Një udhëtim në Minorka gjatë pranverës do të thotë të hash ushqim të mirë, të takosh njerëz miqësorë dhe mikpritës dhe të shohësh një peizazh të mbush¬ur me lule të egra dhe flutura. Ishulli ka një shumëllojshmëri zogjsh të njohur në gjithë botën, plazhe me rërë të praruar dhe ujëra të kristalta blu.

Pirenetë Malet Pirene shtrihen mes kufirit të Francës e Spanjës dhe përbëjnë një peizazh me maja malesh, liqene të qeta alpine dhe pamje spektakolare. Gjatë pranverës, ma¬let Pirene ziejnë nga jeta, sepse arinjtë zgjohen nga gjumi i dimrit, zogjtë grabitqarë ngrihen në qiell dhe qindra lloje lulesh lulëzojnë. Për të parë shkëlqimin e Pireneve, mund të zgjidhni të shkoni nga Franca ose nga Spanja, por mund të ndiqni dhe një rrugë krejtësisht ndryshe, duke vizituar vendin e vogël të Andorës, i cili rrethohet nga malet Pirene.

Lapland Nëse mendoni të udhëtoni në Finlandë, ndoshta ndarja e vendit në gjysmën jugore dhe atë veriore është ide e mirë. Në Veri ose sikurse njihet ndryshe, Lapland, dielli nuk shfaqet në horizont gjatë gjithë dimrit dhe nuk perën¬don gjithë verën. Është një vend i bukur me ekstreme, i cili duhet të bëjë pjesë në listën e kujtdo si një destinacion udhëtimi në të ardhmen.

Finlanda jugore është më pak e ftohtë se gjysma tjetër veriore. Është një parajsë për adhuruesit e natyrës. Finlanda ka 187.888 liqene dhe 86% e territorit të saj mbulohet nga pyjet.

Sorrento, Itali Kur dielli delikat i pranverës rikthen shkëlqimin në gjirin piktoresk të Sorrentos, natyra feston me ngjyrat më të bukura të saj: e verdha bujare e intensive e limonëve me lëkurën e tyre të trashë e aromatike dhe formën ovale, jane joshja me e madhe e kesaj periudhe.

Bonn, Gjermani Siç ndodh në vende të tjera të botës, me ardhjen e pranverës dhe Boni kthehet ngjyrë rozë me një shpërthim të mahnitshëm të luleve të qershive. Për dy ose tre javë në vit, rruga Heerstraße, e ndodhur në lagjen e modës Nordstadt, kthehet në një galeri të mrekullueshme petalesh trëndalash.

Arkipelagu i Azoreve, Portugali Një e kaltër intensive ose sfumatura të ngjyrës bojëqiell: të gjitha nuancat e blusë qëndrojnë krenarisht në lule borat e panoramës së Azoreve, arkipelagu portugez I ndërtuar nga nëntë ishuj vullkanikë.

Gordes, Francë Kthesat e ëmbla të Provencës gjallërohen dhe bëhen aromatike, duke u ngjyrosur nga nuancat violë të livandës. Një spektakël për shikimin dhe nuhatjen që ja vlen të eksplorohet.

Obidos, Portugali Në Obidos, qytet portugez me pamje nga Oqeani Atlantik pak më shumë se 80 km në veri të Lisbonës, pranvera luan me ngjyrat dhe dritën e stinës së ngrohtë duke dhuruar një panoramë delikate.

Roza, portokallia dhe e kuqja e luleve mbushin dritaret e ballkonet e shtëpive të vogla të fshatit mesjetar. “Pylli i magjepsur i Hallerbos”, Belgjikë Çdo vit për pak javë, magjia e pranverës transformon tërësisht plot 552 hektarë në pyllin e Hallerbos në Belgjikë, duke bërë që gjatë kësaj periudhe ky pyll të cilësohet si “pylli i magjepsur”. Një pyll i gjithi blu, i cili falë luleve të egra të llojit Hyacinthoides non-scripta, mbulon gjithë sipërfaqen duke u bërë një atraksion i vërtetë turistik. Si në përralla që kudo të sheh syri vetëm lule dhe pemë të larta. Në mesin e luleve ngjyrë blu gjenden edhe manushaqe të shumta, të cilat së bashku me lule të tjera të së njëjtës ngjyrë, e bëjnë këtë pyll vërtetet spektakolar. Nëse doni që të shijoni këtë pamje spektakolare gjysma e dytë e muaji prill është kulmi i lulëzimit të tyre.

Caceres, Spanjë I përshkruar si “qyteti më i paprishur mesjetar” në Evropë, fushat dhe kodrinat e Caceres janë më të bukura se kurrë gjatë lulëzimit të tyre në pranverë. Kohët e fundit kjo zonë ka marrë edhe statusin e Trashëgimisë Botërore. Duke folur për bukuritë e këtij vendi më padyshim që lulet e qershive që enden ndër fushat me livando të japin një pamje magjepsëse. Nëse keni ndërmend që të vizitoni këtë zonë, nuk duhet të mungojë një vizitë në luginën Jerte, e cila është e famshme për dy milion pemët e saj me qershi. Çdo vit, zakonisht rreth javës së dytë të prillit, pemët e qershive në luginën Jerte mbulojë kodrën më një mbulesë mbresëlënëse me lule të bardha. Lulëzimi i tyre zgjat pothuajsë për 10 ditë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist