Dëshironi të lëvizni dhe të merrni punën tuaj me vete? Ky vend ju paguan 10.000 dollarë për t’u zhvendosur këtu

Written by on 14/11/2020

Nëse jeni një punëtor në distancë që kërkoni një fillim të ri, Arkansa do t’ju paguajë 10.000 dollarë për t’u zhvendosur këtu. Madje ata do ju shpërblejnë edhe me një bicikletë falas. Rajoni është i njohur për pamjet e tij të mrekullueshme me Malet Ozark, për të mos përmendur birraritë artizanale, muzetë e klasit botëror dhe qytetet e vogla simpatike. I ngjashëm me iniciativat në Kansas, Vermont, Maine dhe Oklahoma, Arkansas po kërkon të rrisë ekonominë e saj dhe të ndryshojë prirjet në rënie të popullsisë duke paguar punëtorët e largët për të lëvizur aty. Këshilli i Arkansasit do t’ju japë 10.000 dollarë nëse zhvendoseni, por për t’u kualifikuar, duhet të jeni të paktën 24 vjeç, të jeni në punë me kohë të plotë, të keni të paktën dy vjet përvojë pune, të jeni banor i SH.B.A.-së dhe të banoni jashtë Arkansas. Ju gjithashtu duhet të nënshkruani një qira për strehim lokal ose të blini një shtëpi.


Current track

Title

Artist