Dashuri përmes teknologjisë !

Written by on 15/10/2019

Piktorja Anila Hetoja sjell një cikël punimesh  frymëzuar nga mënyra se si përjetohet jeta sociale e të rinjëve sot në kohën e teknologjisë. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka sjellë ndryshime pozitive, por njëkohesisht ka sjellë edhe një sërë pasojash negative. Përparimi i vrullshëm i teknologjisë ka bërë që të rinjtë të rriten në një mjedis me ndikim të fortë të teknologjisë ku realiteti thuajse zëvëndësohet me virtualen, dhe ku te rinjte e mbështesin  zhvillimin e tyre edukativ dhe shoqëror kryesisht në keto mjete të sotme teknologjike dhe gjithashtu duke krijuar një lloj varësie, që reflektohet në disa drejtime nga ku më të spikaturat janë humbje e krijimtarisë, humbja e  kontaktit social me njeri-tjetrin dhe formimi i një brezi të ri të mbyllur në vetvete.
Znj. Hetoja, e ftuar sot ne emisionin Travel Club, dha edhe nje mesazh  të përzemërt për rininë, e cila  duket që po shkon drejt një qënie robotike  dhe  njëkohësisht kjo punë artistike është një thirrje për te rinjtë që të shikojnë realitetin dhe të reflektojnë, të komunikojnë dhe  të respektojnë njëri-tjetrin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist