Çmontohet banda e krimit kibernetik!

Written by on 17/05/2019

 

 

Një bandë kriminale e cila ka përdorur viruset kompjuterike për të vjedhur 100 milion dollarë është çmontuar në një operacion të koordinuar nga Europoli në SHBA, Gjermani, Bullgari , Moldavi dhe Ukranikë. Grupi kriminal infektonte kompjuterët e viktimave dhe më pas vidhte kredencialet e llogarive të tyre bankare. Rrjeti “GozNym”, akuzohet për sulmin kibernetik të 40 mijë viktimave dhe për pastrimin e parave të vjedhura në SHBA. Të akuzuarit janë zbuluar pasi i kanë paraqitur aftësitë e tyre në një forum rus me profil teknologjik.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist