“Çmenden” çmimet e biletave ajrore, vetëm 15 euro drejt destinacioneve europiane!

Written by on 28/01/2020

Muajt e fundit, janë ulur ndjeshëm çmimet e biletave ajrore në Shqipëri. Hyjrja e dy operatorëve të mëdhenj me kosto të ulët, “Wizz Air” dhe”Easyjet”, zgjerimi i destinacioneve të operatorëve ekzistues dhe shtimi  i konkurrencës, ka bërë që çmimet e biletave të bien ndjeshëm. Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Nëse kërkoni në linjën “WizzAir”, mund të gjeni bileta edhe me 15 apo 27 euro në një drejtim në muajin maj. Bileta më  e shtrenjtë në një drejtim  është 44 euro për këtë operator.  Përsa i përket “Easyjet”, një tjetër operator që ka nisur fluturimet nga Rinasi, mund të gjeni bileta që fillojnë nga 19 euro drejt Milanos.  Në verë çmimet janë më të shtrenjta, por sërish mbeten më të lira se më parë, me rreth 50 euro vajtje.


Current track

Title

Artist

Background