Cili është vendi më i shtrenjtë për të jetuar!

Written by on 13/02/2020

Zvicra është vendi më i bukur për të jetuar, nga liqenet, zonat kodrinore, luginat apo alpet. Por nga ana tjetër, konsiderohet si vendi më i kushtueshëm në botë. Sipas një studimi të ri, vendet europiane zënë një numër të konsiderueshëm në listën e vendeve më të shtrenjta, me nëntë nga njëzet vendet e përgjedhura nga kontinenti. Renditja e cila është bazuar në pesë kategori të ndryshme që janë studiuar, duke u përqëndruar në kostot e jetesës,qiranë,çmimin e sendeve ushqimore, kostot e ngrënies jashtë  dhe fuqinë blerëse. Zvicra ka dalë në pozicionin numër një përsa i përket kostos së jetesës, ndërsa e dyta Norvegjia dhe pas saj Islanda. Si vendi më i lirë për të jetuar është listuar Pakistani.


Current track

Title

Artist

Background