Cikli i jetë vazhdon, parku kombëtar nis sezonin me shifrat më të larta në 30 vitet e fundit

Written by on 31/03/2020

Në Ishullin e Pelikanit në Karavasta, natyra vijon ciklin e saj.  Rreth 55 zogj kanë çelur gjatë këtyre ditëve në Parkun Kombëtarë të Karavastasë, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit ka publikuar një video me pamjet të mrekullueshme nga Ishulli i Pelikanit, ku jeta, siç nënvizon ai, vijon ciklin e saj jetësor.“Ndërsa përpjekjet tona janë përqendruar në luftën kundër COVID-19, natyra vazhdon e qetë ciklin e saj jetësor ndërsa rengersat në detyrë për mbrojtjen dhe monitorimin e Zonave të Mbrojtura. Përmes këtyre pamjeve të ditës së sotme, le të shijojmë virtualisht “ishullin” e pelikanit në Parkun Kombëtar të Karavastasë, ku numërohen mbi 80 fole të pelikanëve dhe kanë çelur 55 zogj”,- thekson Klosi.


Current track

Title

Artist

Background