Chiellini: Fitojmë ndaj Napolit dhe sigurojmë titullin

Written by on 01/03/2019

Giorgio Chiellini beson se një fitore e Juventusit ndaj Napolit në këtë fundjavë mund të garantonte triumfin në kampionatin italian të ekipit të tij.

Liderët e Serie A hyjnë në këtë ndeshje me 13 pikë më shumë se Napoli që është i dyti.
Me një fitore eventuale, Juventus shkon në 16 pikë dhe kjo do të ishte një hendek i madh për t’u përmbysur në javët e mbetura të kampionatit dhe këtë e di edhe Chiellini.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi Napoli ka qenë një skuadër që na ka rivalizuar shumë kohët e fundit. Edhe pse në kokë na ka mbetur Atletico, ne do të japim më të mirën në këtë ndeshje. Besoj se me një fitore do t’i jepnim goditjen e fundit Napolit dhe do t’i afroheshim titullit”, tha mbrojtësi.

Napoli-Juventus do të luhet të dielën në ora 20:30 në “San Paolo”.

 

ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist