Chelsea hap rrugën për trasferimin e Hazard !
Written by rt on 15/01/2019
Chelsea hap rrugën për trasferimin e Hazard !
Sipas mediave britanike “blut e londrës” kanë vendosur një çmim për yllin belg
të skuadrës.
Lojtarit të cilit i skadon kontrata pas një viti pikërisht në vitin 2020 ka shprehur
hapur dëshirën për tu bërë pjesë e kampionëve aktual të europës.
Trantativat e Real Madridit për të nënshkruar me Hazard kanë filluar prej vitesh
por këmbëngulja e Chelsea për ta mbajtur në skuadër nuk e bëri të mundur që
trasferimi të ishte kryer kohë më parë.
Frika e një largimi më kosto zero tashmë ka vënë në lëvizje drejtuesit
“londinez”. Nëse Reali dëshiron të nënshkruajë me Hazard këtë merkato duhet
të paguajë 112 milion euro.
Chelsea është i vendosur ta zgjidhë të ardhmen e Hazard për të mirën e klubit
dhe lojtarit. Trajneri Maurizio Sarri ka komentuar :”Nuk jamë unë presidenti ,
unë nuk merrrem me çështje të tregut të transferimeve. Unë jam trajneri dhe unë
flas me të për atë që ndodh në fushë, ama na duhet ta zgjidhim këtë problem”.