Cfare shkruajne mediat e huaja per turizmin ne Shqiperi?

Written by on 12/04/2019

 Revista prestigjioze “Who” e rendit Shqipërinë ndër 4 destinacionet kryesore për t`u vizituar në Europë këtë verë, së bashku me Kroacinë, Greqinë dhe rajonin e Puglias në Itali. “Shqipëria mund të mos jetë një vend shumë i njohur, por pavarësisht kësaj, vendi jashtëzakonisht i bukur i Europës jugore meriton të njihet si një prej vendeve për t`u vizituar patjetër në 2019”-këshillon revista lexuesit e saj. Me çmime më të lira se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse. Një vëmendje të vecantë merr Ksamili në Sarandë. Revizta prestigjoze e mbyll shkrimin e saj duke cituar se “Shqipëria mbetet destinacioni ku mund të gjesh gjithcka, si dhe sygjeron eksplorimin e kryeqytetit plot gjallëri, Tiranës, për më pak para se kudo tjetër në Europë”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist