Britanikeve do t’ju duhet patente nderkombetare ne BE pas Brexit

Written by on 14/09/2018

 

Britaniket mund te kene nevoje per nje leje qarkullimi nderkombetare nese duan te levizin ne vendet europiane ne rast se nuk arrihet marreveshja Brexit. Paralajmerimi ka ardhur nga qeveria britanike, sipas te ciles pas marsit 2019, patenta e tyre nuk mund te jete me e vlefshme ne BE, ndersa shtoi se nuk do te kerkohet asnje dokument shtese per marrjen e lejes se qarkullimit.Lejet nderkombetare kushtojne 5.50 paund dhe aktualisht jane ne dispozicion ne 90 zyra postare ne Britani. Nderkohe, nga muaji shkurt ata do te jene te disponueshme ne 2500 zyra postare ne Mbreterine e Bashkuar. Po ashtu, me heret Bashkimi Europian kishte paralajmeruar se as patentat e shofereve nga vendet e bllokut nuk do te kene me vlere ne territoret e Britanise se Madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist