Britania ndalon pijet energjike per femije

Written by on 30/08/2018

 

Qeveria britanike pritet te ndaloje shitjen e pijeve energjike  per femijet ne Angli, pas shqetesimeve ne rritje mbi ndikimin e kafeines dhe sheqerit te tepert te shendeti i te rinjve. Konsultat per menyren sesi do te implementohet ndalimi i propozuar do te zbulohen kete jave, por nga “Downing Street” theksohet se dyshimi i vetem per t’u percaktuar eshte nese kufizimi do te aplikohet edhe per te rinjte e moshave 16-18. Theresa May thote se konsultat jane lidhur me strategjine e qeverise per obezitetin e femijeve ne moshe te re, e shton gjithashtu se ishte tejet e domosdoshme te ekzaminohej konsumi i pijeve energjike, shpesh sepse ato shiten me çmime me te lira sesa pijat e tjera te lehta”. Justifikimi kryesor per ndalimin e shitjes se tyre eshte niveli i larte i kafeines ne pijet energjike, gje qe lidhet me nje seri problemesh shendetesore te femijet, perfshi dhimbjet e kokes dhe te stomakut, sikurse edhe hiperaktiviteti apo pagjumesia


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist