Bota nuk gjen qetësi, pas pandemisë nisin fenomenet natyrore!

Written by on 05/06/2020

Një ciklon i fuqishëm në Indi ka kursyer qendrën financiare të vendit, duke u zbutur vetëm në një stuhi të thjeshtë tropikale.Cikloni “Nisarga” goditi të mërkurën në mesditë brigjet perëndimore të vendit me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.Dëme të lehta materiale u regjistruan në formën e përmbysjes së automjeteve në rrugë, me shkuljen e disa pemëve dhe dëmtimin e pronave private. Ndërkohë në kontinentin e Amerikës, një tjetër fenomen natyror shkaktoi dëme.Stuhia e fortë tropikale e quajtur “Kristobal” goditi Meksikën, duke nxjerrë lumenjtë nga shtrati e duke i vërshuar ata në rajonet bregdetare.Banorët e gadishullit të Jukatanit manovruan mes përmbytjes për të shpëtuar nga situata.Autoritetet paralajmërojnë se stuhia mund të lëvizë në veri gjatë fundjavës, duke rrezikuar edhe qytetet e tjera bregdetare të Amerikës Veriore.


Current track

Title

Artist

Background