Travel News

Page: 9

Pas dy vitesh mungesë, ka çelur dje siparin, Panairi i  Librit në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për pesë ditë, mbi 90 shtëpi botuese do të prezantojnë titujt e rinj, pasi nuk mungojnë ato nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare. Panairi do të vazhdojë deri të dielën, ndërsa ditën e shtunë do të […]

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani me Covid-19 po shënon një rritje dramatike. Vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan  65.371 të infektuar me Covid dhe kjo është hera e parë që nga shpërthimi i pandemisë që numri i infeksioneve kalon nivelin e 60.000 brenda […]

Një vaksinë e re e cila mbron kundër Covid-19 është nën shqyrtimin e Agjencisë Europiane të Barnave.   Bëhet fjalë për vaksinën “Nuvaxovid”, e cila për tu miratuar duhet të kalojë testin e efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë. Nëse EMA arrin në përfundimin se përfitimet e Nuvaxovid tejkalojnë rreziqet, atëherë vaksina do të hidhet në treg./radiotravel.al 

Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë brenda këtij viti. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama.   “Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe […]

Ministria e Kulturës në Greqi do të përdorë çdo mjet financimi në dispozicion për përmirësimin dhe mbrojtjen e sitit arkeologjik të Akropolit. Kjo ishte deklarata e Ministres së Kulturës Lina Mendoni gjatë takimit të 7-të Ndërkombëtar për Restaurimin e Monumenteve të Akropolit në Athinë. “Imazhi i Akropolit pasqyron imazhin e Greqisë”, tha Mendoni gjatë takimit, […]

Ministria e Shëndetësisë e Katarit ka vendosur Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera evropiane në listën e saj të kuqe të udhëtimit. Pavarësisht nga statusi i vaksinimit, vizitorët e huaj nga këto vende duhet ti nënshtrohen karantinës, kur të mbërrijnë në Katar. Rregullat e reja zbatohen për të ardhurit nga 21 vende duke […]

Të dhënat zyrtare të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Maltës, tregojnë se vendi po mirëpret një numër të lartë turistësh. Megjithatë, edhe pse numri i udhëtimeve për pushime është rritur gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me shifrat e së njëjtës periudhë në 2020-ën, numri i turistëve mbetet ende i ulët. Raporti i […]

Numri i rasteve me koronavirus është rritur sërish në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen, pavarësisht nga nivelet e larta të vaksinimit në të gjithë bllokun. Brenda 24 orëve të fundit, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Gjermania ka regjistruar 23.607 raste të reja, Hungaria 21.060, Franca 12.508, […]

Do të rihapet për turistët më 1 janar 2022 Gjiri i famshëm Maya në Tajlandë. Destinacioni  ka qenë i mbyllur për turistët që nga qershori 2018, pasi zyrtarët filluan një program që synonte ringjalljen e koraleve të shkatërruara të zonës. Gjiri Maya ka qenë një nga atraksionet më të famshme të Tajlandës gjatë dy dekadave […]

Sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore,  Pfizer, BioNTech dhe Moderna fitojnë 65.000 dollarë në minutë falë vaksinave të koronavirusit. Duhet thënë se këto kompani farmaceutike kanë shitur shumicën dërrmuese të vaksinave të tyre në vendet e pasura. Nga ana tjetër mësohet se AstraZeneca dhe Johnson & Johnson  i shesin vaksinat  me çmimin e […]


Current track

Title

Artist