Travel News

Page: 6

Autoritetet austriake kanë njoftuar se vendi po kryen më shumë se 10.000 kontrolle në javë pasi 500 certifikata false COVID-19 janë zbuluar që nga marsi. Certifikatat ose dokumente të tjera ekuivalente kontrollohen fillimisht në të dhënat që ato përfshijnë dhe më pas krahasohen me informacionin që disponohet në kartën e identifikimit, duke përfshirë edhe foton […]

Edhe këtë vit pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë vendit, me një kërkesë që rritet çdo vit, pavarësisht pandemisë. Çmimet e leverdishme, ofertat dhe rritja e vaksinimit të popullatës i japin mundësi që të udhëtojnë në destinacione që lejohen udhëtimet për arsye turistike. Rezervimet më të shumta […]

Pilula anti-COVID e prodhuar nga kompania amerikane Merck, ka marrë dritën jeshile të aprovimit. Agjencia Evropiane e Barnave sqaron se kjo pilulë duhet të jepet brenda pesë ditëve nga simptomat e para për të shmangur përkeqësimin. Po ashtu bëhet e ditur se pilula duhet të merret dy herë në ditë për pesë ditë me radhë, […]

Ndryshe nga sa mendohej, fjala e vitit 2021 sipas Universitetit të Cambridge është ‘këmbëngulje’. Kjo si pasojë e interesit global që është treguar për misionin kryesor të NASA-s në planetin Mars. Rezulton se kjo fjalë është kërkuar 243.000 herë gjatë vitit 2021, nga njerëz në të gjithë botën. Duke pasur parasysh se lufta me Covid-19 […]

Vitet e fundit Maja e Murgës është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Të dhënat tregojnë se plot 7000 turistë e kanë vizituar këtë vend në Pukë. Ajo çka i tërheq vizitorët vendas dhe të huaj janë natyra e thepisur, mali, aventura dhe mundësia e të bërit alpinizëm. Kohët e fundit, interesi për të […]

Sipas një sondazhi të kryer të kryer nga YouGov-Cambridge, shumica e të anketuarve nga më shumë se 26 vende të botës, janë dakord me kushtin që për të hyrë në bare, restorante, palestra, shkolla dhe ambiente të tjera të mbyllura, duhet të kenë dokumentin e vaksinimit. Studimi thotë se pavarësisht presionit që qytetarët kanë ndjerë […]

Avioni me bateri i Rolls-Royce ka arritur një shpejtësi maksimale prej 387 milje në orë, gjë që mund ta bëjë atë më të shpejtin në botë. Kompania e prodhimit  duket se po bën hapa drejt procesit të elektrifikimit të industrisë së aviacionit. “Të arrish rekordin e shpejtësisë botërore është fantastike”, u shpreh shefi ekzekutiv i Rolls-Royce. […]

Është shitur për 43.2 milionë dollarë, një kopje e rrallë e Kushtetutës amerikane. Dokumenti i blerë është vetëm një prej 11 kopjeve të Kushtetutës së nënshkruar më 17 shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës. Ky konsiderohet një çmim i lartë për një dokument historik, ndërkohë që identiteti i blerësit nuk është […]

Pas Austrisë, edhe Bavaria ka vendosur karantinë të përgjithshme në prag të muajit të festave të fundvitit për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Baret dhe klubet do të mbyllen, ndërsa tregjet do të qëndrojnë hapur për Krishtlindje. Përgjatë kësaj kohe do të qëndrojnë hapur kopshtet, shkollat, dyqanet e shitjes me pakicë dhe qendrat […]

Nga e hëna e javës së ardhshme  Austria do të ketë një mbyllje totale për shkak të rritjes së madhe të rasteve të reja me koronavirus. I gjithë vendi do të futet në një karantinë totale për 10 ditë, për shkak të numrit shumë të lartë të infektimeve ditore. Afërsisht 66% e popullsisë së Austrisë […]


Current track

Title

Artist