Bill Gates qetëson botën!

Written by on 25/03/2020

Bill Gates u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të qetë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe theksoi se disa parashikime negative janë të tepruara.Sipas filantropit të famshëm, në vend të 18 muajve derisa të zhvillohet vaksina, kriza e virusit mund të zgjasë nga 6 deri në 10 javë në ato vende që kanë marrë dhe respektojnë masat. Gates, i cili kohët e fundit njoftoi se do të largohet nga bordi drejtues i Microsoft, dha mendimet e tij në Reddit.“Duhet të qëndrojmë të qetë, edhe pse në një situatë të paprecedentë. E rëndësishme është të respektojmë thirrjen për të qëndruar mbyllur në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapim virusin dhe që të ulet numri i të infektuarve. Kështu do të kthehemi në normalitet”, tha Gates.Ai parashikoi se nëse një vend bën një punë të mirë në testimin e njerëzve dhe respekton masat e distancimit social, “për 6 deri në 10 javë do të nisë ringritjen”. Gates, fondacioni i të cilit ka angazhuar deri në 100 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundrejt pandemisë globale.


Current track

Title

Artist

Background