Belgjika , shembulli ideal i karantinës, menaxherja e kongreseve Vilma Jahja në zemër të Europës flet si po I kalojnë belgët këtë ditë!

Written by on 03/05/2020

Në kohën kur kanë kaluar më shumë se 50 ditë nga karantina pothuajse në të gjithë botën, kjo e fundit po përgatitet ngadalë për të nisur jetën normale. Dyqane që po hapen, njerëzit që po vazhdojnë të ndihen më të lirë, shkollat kanë nisur të shohn alternativa për kthyer nxënësit dhe studentët në banka dhe auditore, muzetë, ,madje dhe baret e restorantet do të hapin dyert shpejt. Mes situatës që po normalizohet shtete të ndryshme europiane kanë reaguar ndryshe ndaj masave dhe heqjes së kufizimeve. Vilma Jahja, menaxhere kongresesh në një lidhje direkte për Boeing 104.6 në Premium Channel nga Brukseli ka folur për situatën në vendin ku jeton. Ajo ka theksuar se 4 maji do të jetë dita kur shumë dyer të “jetës” në Belgjikë do të hapen, për të nisur normalzimin e gjendjes, ndërsa shkollat do të hapen me 15 maj , por jo për të gjithë nxënësit. Belgjika është një vend pak i çuditshëm me dy komunitete, me gjashtë minsitra shëndetësie dhe prej një viti nuk ka një qeveri legjitime .Por kjo nuk ka ndikuar aspak në një “krizë” të re, pagat janë marrë në datën e caktuar edhe pse puna është pezulluar, nuk është cënuar ekonomia e vogël familjare. Kongreset, punë me të cilën është e angazhuar Vilma nuk janë anulluar por janë shtyrë për në muajin shtator. Mundësia për të qëndruar pa punë është deri në fund të qershorit. Jeta në Bruksel është e shtrenjtë, pagat të larta dhe kështë është e organizuar çdo gjë që lidhet me mënyrën e jetesës. Përsa i përket kufizimeve të lëvizjes, Vilma ka shtuar se është e lejuar lëvizja rreth zonës ku banojnë por nëse ky rregull shkelet gjoba shkon deri në 300 euro. Ajo më tej ka folur edhe për gjendjen e “kaosit” që u shkaktua në ditët e para në supermarkete duke shtuar se u vendosën rregulla që të gjithë të pajiseshin me artikujt e domosdoshëm. Qytetarët kanë nisur të qetësohen , por do tu duhet të zbatojnë rregullat me përpikmëri, duke nisur nga autobusët në të cilët lejohen vetëm 16 veta në një të tillë, po ashtu edhe në trena . Belgët sipas Vilmës janë kryesisht të ftohtë si natyra dhe kjo do ti ndihmojë ata të zbatojnë më mirë distancimin social. Më tej ajo ka folur edhe për pjesën artistike duke përmendur ngjarjet e mëdha të cilat janë anulluar, “Tomorrowland” që organzihet në Belgjikë është një nga ngjarjet më me rëndësi në vend dhe anullimi i saj do të sjellë humbje të mëdha për ekonominë. Çdo gjë artistike është anulluar në Belgjikë. Një kështjellë belge mirëpret ekzspozitën e luleve duke tërhequr vizitorë nga  e gjithë bota dhe anullimi i saj është vërtet trishtë.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni linkun e mëposhtëm:

:


Current track

Title

Artist

Background