Beauty by Bro: Ja çfarë duhet të kenë parasysh vajzat, që po përgatiten për mbrëmjen e maturës

Written by on 28/05/2019

Në prag të  sezonit veror, ku mbizotërojnë mbrëmjet e maturës e shumë evente të tjera të rëndësishme, Travel Club solli sot disa këshilla të vlefshme sa i përket trendeve të make up-it dhe flokëve.

Për këtë , në studio ishin të ftuar dy profesionistët e “Beauty by Bro”, Liti (makeup-artist) dhe Floriani (hairstyle-artist) të cilët në fillim dhanë një këshillë: “Cdo vajzë duhet ta lërë zgjedhjen në dorën tonë, nëse dëshirojnë të marrin të gjithë kënaqësinë e ndryshimit të imazhit”!

Megjithatë ata sygjeruan disa prej trendeve më të preferuara të këtij sezoni, ku sa i përket flokëve, Flori u shpreh se: ombret janë ende ndër më të preferuarat  për të gjitha vajzat . Eksperimente më të guximshme në ngjyra Flori, pohon se bëjnë maturantet të cilat dëshirojnë të bëjnë një ndryshim më të madh . Ngjyra e preferuar e këtij sezoni sipas tij është jo bjonde e theksuar, por po preferohet shumë nuanca e perlës. Ndërsa tek gjatësia, në trend është modeli  i shkurtër deri në sup!

Ndërkohë trendet e makeup-it janë një eksplorim i vërtetë nga sezoni në sezon . Liti (makup-artist) nga Beauty by Bro, gajtë intervistës në emisionin Travel Club, në Radio Tarvel u shpreh se : Makiazhi  këtë sezon duhet te jete i dukshem dhe qe terheq vemendjen. Sipas tij me penelin e syve mund të nxirret në pah i gjithë kreativiteti, duke provuar forma sa më të bukura.

Make-up i bronxte është ndër më të preferuarit nga vajzat por nuk përjashton dhe make up-in  me shkëlqim i cili është një trend i këtij viti. Rimeli me ngjyra vlen për vajzat që dëshirojnë të rrezikojnë. Po vetullat!? Kujdes! Liti make up-artist u shpreh se ato nuk duhet të jenë më “fije peri”, ato më të mbushura do të plotësonin tiparet dhe make up-i do të dukej i përkryer!

Këshillat e këtij artisti të make up, u mbyllën me buzët: “një buzëkuq me shkëlqim duhet patjeter në çantën tuaj. Mos harroni: femrat nuk kanë kurrë aq të kuq buzesh sa duhet! Rekomandohet t’i ndryshojnë ngjyrat e tyre ashtu siç ndryshojnë fustanet,  asgjë nuk ndryshon humorin apo nxit një buzeqeshje si buzët e lyera”!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background