Bashkimi Europian mbështet Ballkanin, ja cila është ndihma që do të marrë Shqipëria!

Written by on 31/03/2020

Si pjesë e reagimit global ndaj epidemisë të Coronavirusit, Komisioni Europian ka shpallur një mbështetje të menjëhershme deri në 38 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga Coronavirusi dhe rishpërndarjen e 374 milionë Eurove për të ndihmuar rimëkëmbjen socio-ekonomik të rajonit. Me kërkesën e partnerëve, Komisioni po reagon ndaj nevojave të menjëhershme duke mbështetur furnizimin me pajisje mjekësore dhe pajisje personale, të tilla si ventilatorë, pajisje laboratorike, maska, syze, uniforma dhe kostume sigurie.BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të mbuluar nevojat e menjëhershme të sistemeve të tyre të shëndetit publik me deri në 4 milionë Euro secilës, Bosnjë dhe Hercegovinën me 7 milionë Euro, ndërkohë Mali i Zi do të marrë deri në 3 milionë Euro, Kosova deri në 5 milionë Euro dhe deri në 15 milionë Euro do t’i shkojnë Serbisë, vendi më i prekur deri tani.


Current track

Title

Artist

Background