Author: rt

Page: 8

“Turkish Airlines” ka njoftuar se  nga dita e sotme të gjithë pasagjerët që drejtohen drejt Gjermanisë duhet të mbajnë maska kirurgjikale FFP2. Vendimi është marrë në përputhje me rregullat e autoriteteve gjermane, pas shtyrjes së kufizimeve deri më 14 shkurt. Masat e ndërmarra synojnë të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të virusit, pasi Gjermania […]

Hyrja dhe dalja pa ndonjë arsye të vlefshme në Portugali është e ndaluar. Vendi i cili është një destinacion popullor për pushimet, ka zgjedhur të mbyllet prej të dielës për të rikthyer edhe njëherë kontrollin ndaj pandemisë. Ndërkohë që infektimet po rriten konsiderueshëm, Portugalia ka zgjedhur të mbyllë kufirin tokësor me Spanjën. Kontrollet në porte […]

Islanda do të fillojë të lejojë udhëtarët nga vendet e miratuara të shmangin testimin e detyrueshëm dhe periudhën e karantinës nëse tregojnë prova të vaksinimit. Certifikatat e koronavirusit duhet të tregojnë se ku, kur dhe cilat vaksina janë marrë dhe të dhënat do të shqyrtohen nga zyrtarët e Kontrollit të Kufirit. Udhëtarët duhet të kenë […]

“Ndaje historinë tënde” quhet konkursi më i ri i shpallur nga faqja recreation.gov e cila ju shpërblen nëse tregoni mjeshtërisht historinë tuaj të udhëtimeve. Konkursi është i organizuar në 6 kategori duke filluar nga udhëtimet e reflektimit me familjen deri tek udhëtimet me histori aksioni dhe aventurash. Çmimi i madh është një kartë dhuratë me […]

Të vendosur për t’u sjellë ndryshe nga pandemia, disa hotelierë amerikanë kanë vendosur testet Covid-19 si një domosdoshmëri për t’u shërbyer më mirë nevojave të mysafirëve. Shumë shtete të SHBA-së kërkojnë një rezultat negativ të testit të koronavirusit për udhëtarët e ardhur që dëshirojnë të shmangin karantinën. Për këtë arsye, për ta bërë më të […]

Kufizimi i lëvizjeve për Gjermaninë është thelbësore për të kontrolluar përhapjen e varianteve më infektuese të koronavirusit. Për këtë arsye Gjermania po planifikon të ndalojë udhëtarët nga vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja të Covid-19. Aktualisht fokusi është ndaj Britanisë së Madhe, Portugalisë, Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Duke nisur nga e diela, Portugalia do të kufizojë lëvizjet jashtë vendit për shtetasit e saj për një periudhë 15-ditore. Ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita njoftoi se daljet e qytetarëve kombëtarë në rrugë ajrore, tokësore apo detare do të jenë të kufizuara, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Portugalia është vendi më i prekur në botë, në […]

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Boeing 104.6” ishte dhe Teuta Borova, udhëtarja profesioniste, siç e quan ajo veten, që udhëton botën që prej vitit 1997. Njësoj si tek filmi me Julia Roberts, “Ha, lutu, dashuro” Teuta prej më shumë se dy dekadash e ka marrë hartën e botës dhe e ka grisur, pasi ka […]

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” ishte dhe Shkëlzen Puci, eksperti i komunikimit dhe menaxheri në sektorin e bizneseve në disa kompani të mëdha, i cili ka pasion udhëtimet në vendet e largëta. Shkëlzeni foli për përvojën e tij të viti 2017-të ku vajti për herë të parë në Maldive duke përjetuar […]

I ftuar në “Boeing 104.6” , ishte dhe Arbenit Kryeziu, djaloshi shqiptar që punon për një nga emrat më të mëdha të biznesit gjerman, “Borch”. Arbeniti është një 27 vjeçar i cili ka përfunduar studimet në degën e “Telekomunikacionit” në Universitetin e Prishtinës. Më pas Masterin e ka përfunduar në Universitetin e Shtutgartit në Gjermani, […]


Current track

Title

Artist

Background