Askush nuk dëshiron të plaket, por ja cilat janë mënyrat për ta parandaluar!

Written by on 24/09/2019

Vjeshta ka ardhur, ajri po bëhet gjithnjë e më i freskët dhe së shpejti lëkura jonë e pastër e verës do t’ia lërë vendin lëkurës së thatë. Ndaj për këtë temë folëm sot në emisionin Travel Club, me estetisten Besmira Gishto  nga  Austria Aesthetic Center në Tiranë.

Znj.Besmira Gishto u shpreh se në ditët e sotme interesi për t’i kushtuar rëndësi kujdesit ndaj lëkurës pothuajse është i njëjtë si nga femrat ashtu dhe nga meshkujt. Vjeshta është periudha  e duhur kur të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm sa i përket dëmtimit të lëkurës. Sipas Znj.Gishto, cdo trajtim duhet të shoqërohet në mënyrë konstante me një dietë të pasur ushqimore, konsumimin e 8 gotave ujë në ditë dhe përdorimin e kremit mbrojtës të diellit me SPF 50. Këto tre elementë janë ndër më të rëndësishmit për të arritur, pas seancave të trajtimit në shkëlqimin e duhur të fytyrës. Në qendrën e saj estetike, Znj. Besmira u shpreh se ofrohen përvec trajtimeve të fytyrës edhe ato anticelulit, fillers dhe mesoterapi. Ajo përfunoi duke dhënë një tjetër këshillë të vlefshme për një fytyrë me sa më pak rrudha: “Për të gjithë ju që keni nëj lëkurë të yndyrshme, duhet patjetër të shkoni tek estetistja të paktën një herë në muaj ndërsa për të gjithë ata që kanë një fytyrë të thatë duhet patjetër, të paktën një herë në tre muaj, një vizitë tek estetistja”.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background