Arti në karantinë, resgjisori shqiptar flet për ditët në izolim në vendin fqinj Greqinë!

Written by on 17/04/2020

Situata e pandemisë ka përfshirë të gjithë botën,  ndaj solidariteti ndihet dhe përçohet në të katër anët e globit. Arti duke qenë një nga pjesët më të rëndësishme që e mbushin jetën tonë gjen gjithmonë mënyrën për të na qenë më pranë. Nga vendi fqinj Greqia dhe karantina e tij, për Boeing 104.6 në Premium Channel  regjisori i talentuar shqiptar Enke Fezollari ka treguar sesi po I kalon këto ditë. Ai ka thënë se qytetarët kanë nisur të ndihen paksa më të sigurtë dhe temperaturat në rritje kanë bërë që ata të dalin dis inga izolimi edhe pse duke ruajtur distancat e sigurisë. Përsa I përket punës Enke ka theksuar se në bashkëpunim me një nga teatrot në Greqi kanë marrë nismën për të ngritur një platformë online dhe për të qenë më afër adhuruesve të artit dhe teatrit. Bashkëpunimet për interpretime kanë qenë edhe me regjisorë dhe aktorë shqiptarë. “Kreativiteti për mua nuk ka mbaruar me mbylljen në shtëpi” ka thënë Enke. Përsa I përket kohës që i mbetet, ai është shprehur se një kohë të mirë ia dedikon librave dhe leximit por edhe gatuan. Enke nuk ka lënë pa theksuar se Shqipëria i mungon shumë. Në fund ai nuk ka lënë pa përmendur se shpreson se kohë më të mira do të vijnë dhe bashkë me to dhe projektet.


Current track

Title

Artist

Background