“Artepidemia”, ta shohim botën me një sy tjetër përmes artit!

Written by on 26/03/2020

Pas fqinjëve tanë italianë, Artepidemia prek edhe Shqipërinë! Pandemia e koroanavirusit ndau njerëzit, por jo shpirtrat e tyre, të cilët kanë mënyra të ndryshme për t’u ribashkuar, për t’i dhënë kurajo, forcë e besim njëri-tjetrit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se “nën presionin e koronavirusit po shohim çdo gjë, madje edhe personazhet e ngulitur në kujtesën tonë me sy tjetër!”Ngujimi nëpër shtëpi u ka dhënë krahë fantazisë së artistëve, por edhe qytetarëve të thjeshtë të çdo moshe, për të sjellë krijime artistike me mesazhin se jeta do të triumfojë edhe kësaj radhe. Ministrja Margariti sjell një videomontazh të disa pikturave nga artistë të mirënjohur shqiptarë të përshtatura me kontekstin e situatës që po kalojmë.


Current track

Title

Artist

Background