Armando Sadiku niset drejt Zvicrës!

Written by on 15/01/2019

Armando Sadiku niset drejt Zvicrës
Bomberi i kombëtares Shqiptare është drejt rikthimit të tij në Zvicër te ish
skuadra e tij Lugano.
Ky ishte ekipi I fundit që Sadiku lozi para se të niste aventurat e tij te Legia e
Varshavës në Poloni e më pas te Levante në Spanjë.
Në të dyja këto ekipe lojtari nuk arriti dot të jepte më të mirën e tij ashtu sic e
kemi parë në kombëtaren Shqiptare edhe në ekipet e Zviceriane.
Perpos vështirësisë më të lartë që ka kampionati Spanjoll pasi është një nga pesë
kampionatet më të forta në Europë, lojtarin shqiptar e ndoqën edhe dëmtimet e
shpeshta të cilat nuk e lejuan për një moment të vetëm të tregonte atë ç’ka di të
bëjë më mirë.
Levante ka menduar ta huazojë sulmuesin te ekipi zvicerian deri në fund të
sezonit me të drejtë blerjen e kartonit.
Sadiku ka kaluar me sukses testet fizike në praninë e mjekëve të klubit të tij
Levante.
Nga ana tjetër presidenti i ekipit të Luganos, Enzo Renzetti u shpreh i lumtur
për këtë marrëveshjë duke pasur besim se Armando edhe pse vjen pas një
dëmtimi të rëndë mbetet më i forti se të gjithë sulmuesit e tjerë që ka në ekip.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist