Apple pranon prefiksin e Kosovës

Written by on 25/07/2019

 

 

Gjiganti i teknologjik Apple, së fundmi ka listuar kodin telefonik +383 të Kosovës.Tashmë përdoruesit e iPhone mund t’i regjistrojnë numrat e miqve me kodin e ri të vendit. Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Marrja e kodit telefonik, nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ishte konsideruar e rëndësishme për sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit dhe njohjeve ndërkombëtare e pavarësisë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background