Ankandi per pikturat e Adolf Hitler, dyshime per autenticitetin

Written by on 08/02/2019

Ankandi per pikturat e Adolf Hitler, dyshime per autenticitetin

Nje shtepi gjermane ankandesh ka terhequr nga shitja 26 punime qe mbajne
firmen e Adolf Hitlerit, pas dyshimeve per autenticitetin e tyre, pak dite para se
ato te dilnin nen çekiç.Pese piktura te tjera, te gjitha me bojera uji, do te dalin
ne shitje te shtunen, siç ishte planifikuar nga shtepia e ankandeve Weidler, ne
qytetin jugor te Nurenbergut. Te merkuren prokuroret kishin konfiskuar 63
vepra arti nga galerite e Weidler, qe mbanin nenshkrimin A.H apo A.Hitler, nen
dyshimet se ato nuk ishin krijuar nga vete ai. 26 prej ketyre veprave ishin
planifikuar te dilnin ne ankandin e te shtunes. Zyra e prokurorit te Nurenbergut
ka nisur nje hetim, kunder personave te paidentifikuar, nen dyshimin e
falsifikimit te dokumenteve dhe perpjekjes per mashtrim.Hetuesit tani do te
ekzaminojne veprat per te percaktuar nese jane origjinale apo te rreme. Shitjet e
veprave te Hitlerit, i cili per nje fare kohe u perpoq te siguronte jetesen si artist
ne Austri, kane qene prej kohesh te polemizuara dhe shpesh ka patur edhe
falsifikime.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist