Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, entuziast për mardhënien turistike Shqipëri-Egjipt!

Written by on 03/05/2019

Ambasadori i Egjiptit në Shqipëri, entuziast për mardhënien turistike Shqipëri-Egjipt!

Nderkohe qe Workshop-i i organizuar nga Vas tour Operator vazhdon  te vizitohet me interes te larte nga agjensite turistike shqiptare, interesi me i madh  mbetet  tek 2 destinacionet e reja te Egjiptit qe Vas Tour ofron kete vit me fluturime Charter per ne Hurghada dhe Sharm el Sheikh.

Në mjediset e Premium Beach Hotel është i pranishëm edhe amabasadori i Egjiptit në Shqipëri , z.Muhamed Kalil, i cili në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel shprehet shume entuziast per bashkepunimin me Vas Tour Operator . z Khalil  ka  falenderuar  z.Enver Mehmeti dhe stafin e Vas tour, dhe është shprehur se është një lajm i shkëlqyer që  Egjipti është një nga  zgjedhjet e preferuara  për agjensitë shqiptare , duke e cilesuar gjithashtu  Vas  Tour Operator  si një ndër Operatoret më të mëdhenj  në Shqipëri dhe  Ballkan. Ai ka thënë gjithashtu se Egjipti është një destinacion mjaft i preferuar për muajt e verës, nga të gjitha vendet e Europes dhe pushimet  verore  ne Egjipt jane  një mundësi e mirë për të shijuar plazhet dhe gjithçka tjetër qe  Egjipti ofron.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist