Alket Tafa, menaxheri shqiptar i restoranteve në Portugali

Written by on 15/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte Alket Tafa, shqiptari që jeton dhe punon në Lisbone që prej shkurtit të vitit 2001. Alketi është nga Darëzeza e Fierit dhe ka përfunduar Universitetin e Elbasanit , e më pas ka dhënë mësim për dy vite në Darëzezë. Në kërkim të një jete më të mirë, ai vendosi të emigronte fillimisht në Frankfurt e më pas në Portugali. Aktualisht ai është menaxher i një restoranti të njohur në Lisbonë dhe ndihet shumë mirë më punën e tij. Për shkak të pandemisë, shumë restorante aktualisht janë të mbyllura në Portuagali, pasi askush nuk do të rrezikojë të ketë pasoja për shkak të masave të sigurisë, ndërsa puna e Alketit vazhdon por me masa shumë strikte.


Current track

Title

Artist

Background