Alabama, masa të rrepta për abortin

Written by on 15/05/2019

 

 

Alabama po kthehet në shtetin me masat më të rrepta sa i përket abortit,  teksa ka kaluar së fundmi një projektligj që e bën atë të paligjshëm. Senati i këtij shteti votoi me 25 vota pro dhe 6 kundër, duke refuzuar madje edhe rastet e përdhunimit apo inçestit. Aktivistë të shumtë shpresojnë që ligji të sfidojë vendimin historik të vitit 1973 nga Gjykata Supreme, e cila ligjëroi abortin në Shtetet e Bashkuara. I njëjti projektligj ishte miratuar më herët gjatë këtij muaji, me 74 vota pro dhe 3 kundër, në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabamës. Aborti, sipas ligjit të ri do të lejohet vetëm në rrethana të caktuara për të garantuar jetën e nënës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist