Akti solidar i Shqipërisë, mjekë dhe infermiere për të ndihmuar Italinë!

Written by on 28/03/2020

Shqipëria ka vendosur të kryejë aktin e saj të solidaritetit ndaj Italisë duke asistuar me personel shëndetësor, mjekë dhe infermiere. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon dhënien e ndihmës me personel në kushtet e pandemisë. Vendimi përcakton se mjekët dhe infermieret që do të shërbejnë krahas kolegëve të tyre italianë do të paguhen respektivisht 3000 dhe 2500 euro në muaj dhe buxheti do të përballohet nga fondi rezervë i shtetit, miratuar për vitin 2020.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrë përsipër sigurimin e transportit të personelit shëndetësor.


Current track

Title

Artist

Background