AKT mbeshtet projektin per bashkepunimin turistik nderkufitar

Written by on 10/02/2019

AKT mbeshtet projektin per bashkepunimin turistik nderkufitar
Agjencia Kombetare e Turizmit, mori pjese ne aktivitetin e organizuar nga Dhoma e
Tregtise dhe Industrise, Tirane, per prezantimin e projektit “INNOTOURCLUST” qe
eshte “Grumbullimi i Ndermarrjeve Inovative te Turizmit Nderkufitar”, financuar nga
Programi i Bashkepunimit Nderkufitar midis Italise – Shqiperise dhe Malit te Zi 2014 –
2020. Takimi prezantues u mbeshtet nga Agjencia Kombetare e Turizmit, ne kuader te
bashkepunimit te partnereve shqiptare ne kete projekt. Ky aktivitet kishte per qellim
prezantimin e projektit, objektivave strategjike si dhe rezultateve te pritshme te tij.
“INNOTOURCLUST” synon krijimin dhe zbatimin e nje “Clusteri inovativ nderkufitar
te turizmit” i fokusuar ne integrimin, trajnimin dhe perdorimin e teknologjive inovative
nga operatoret ekonomik lokal, me qellim permiresimin e konkurrueshmerise dhe
bashkepunimit ne industrine e turizmit nderkombetar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist