Aeroporti i trete i Stambollit brenda 2023 do te trajtoje 150 milione pasagjere!

Written by on 13/06/2018

Aeroporti i trete i Stambollit do t’i sherbeje 90 milione pasagjere ne vit, numer ky qe deri ne vitin 2023, pritet te shkoje ne te pakten 150 milione pasagjere.  Aeroporti i ri eshte radhitur ne mesin e tre aeroporteve kryesore nderkombetare. Turqia ka ftuar  Shoqaten Nderkombetare te Transportit Ajror dhe Organizaten Nderkombetare te Aviacionit Civil per hapjen e aeroportit me 29 tetor te vitit 2018, qe korrespodon me Diten e Republikes se Turqise. Aktualisht mbi 90 per qind e puneve ndertimore kane perfunduar. Projekti do t’i siguroje vendit te ardhura mbi 26 miliarde euro. Emri i aeroportit ende nuk eshte vendosur nderkohe qe investimi 120 milione eurosh e ben aeroportin e ri te Stambollit, me kompleksin me te madh te tregtise pa dogane ne bote. Nga viti 2008 deri ne vitin 2017, gjithsej 1.38 miliard njerez kane udhetuar neper aeroportet e Turqise.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background