Aeroporti i Londrës thërret për “ndihmë”. Numri i pasagjerëve drejt zeros!

Written by on 12/02/2021

Aeroporti i Londrës “Heathrow “i ka kërkuar qeverisë të mendojë një mënyrë për të dalë nga bllokimi kombëtar ndërsa numrat e pasagjerëve në aeroport vazhdojnë të shkojnë drejt zeros. Volumet e pasagjerëve ishin nën 89 përqind në janar ndërsa bllokimi kombëtar, ndalimet e udhëtimit, karantina  dhe testimi i detyrueshëm i ndaloi njerëzit të udhëtonin. Shefi ekzekutiv i Heathrow, John Holland-Kaye shprehet se: “Ne mbështesim qeverinë në masat e kërkuara për të mbrojtur shëndetin publik. Por karantina, kostoja e hoteleve dhe dy testimet krahas kërkesave të tjera, janë në thelb një mbyllje e kufirit”.


Current track

Title

Artist