Aeroportet hapen në 3 qershor, pezullohet karantina e detyruar!

Written by on 21/05/2020

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi ditën e djeshme ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.Qeveriaitaliane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në vend. Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.Aeroportet e tjera që mbetën të hapura, funksionuan në mënyrë të kufizuar.


Current track

Title

Artist

Background