Aeroportet gjermane test koronavirusi falas për udhëtarët!

Written by on 01/08/2020

Gjermania klasifikoi tre rajone të Spanjës, të prekura nga COVID-19, si zona me rrezik, gjë që nënkupton një karantinë për udhëtarët që rikthehen, përveç rasteve kur ata paraqesin një test negativ. “Ekzistojnë aktualisht paralajmërime kundër udhëtimeve turistike jo thelbësore në komunitetet autonome të Aragonit, të Katalonjës dhe të Navarres për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja”, theksoi Ministria gjermane e Punëve të Jashtme në faqen e internetit. Udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik do të duhet detyrimisht të testohen pas mbërritjes së tyre në terriorin gjerman. Këto teste, falas, do të propozohen për udhëtarët që vijnë nga vende të gjykuara më pak të sigurta duke nisur nga kjo fundjave.


Current track

Title

Artist

Background