A flasin shqiptarët gjuhë të huaja? Të dhënat janë befasuese!

Written by on 08/10/2019

Mitin se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja duket se e ka rrëzuar EUROSTAT. Rreth 60% e shqiptarëve nuk dinë të flasin asnjë gjuhë të huaj. Kjo është një nga përqindjet më të larta krahasuar me vendet e Europës. Në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja reultoi se 35% e qytetarëve europianë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Rekordin e mban Turqia me 82% të popullsisë që nuk flasin asnjë gjuhë të huaj. E dyta renditet Britania e Madhe dhe në vend të tretë është Rumania. Nordikët kanë përqindjen më të ulët të popullsisë që nuk flaisn gjuhë të huaj e cila varion nga 3% deri në 8% në Norvegji.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist