A do të kemi një Iphone të ri nga Apple, në shtator!?

Written by on 01/08/2020

Kompania Apple ka konfirmuar se nuk do të ketë lancim të iPhone të ri në shtator të këtij viti, duke e shtyrë për një moment tjetër. Nuk dihen arsyet e shtryjes, nëse ka ndikuar pandemia e koronavirusit, por thashethemet që nuk do lancohej telefoni i ri në shtator qarkulluan edhe më parë. Mediat shkruajnë se mund të ketë ndikuar edhe shtyrja e lancimit të rrjetit 5G në shumë vende të botës. Apple ndjek traditën e hedhjes në treg të telefonëve të rinj në muajt shtator, por kjo nuk ndodhi sme modelin e ri iPhone X të prezantuar në shtator 2017 dhe të hedhur në treg në nëntor. Kjo për shkak të disa problemeve me modelin.


Current track

Title

Artist

Background