“Vajza”  duhet ti japin gaz…

E ftuar ne studion e Travel Club regjisorja Elkjana Gjipali, foli për filmin e saj të tretë me metrazh të shkurtër “Vajzat”.

Skenariste dhe regjisore Eljkana Gjipali flet për filmin e saj dhe mesazhet që përcjell për shoqërinë tonë. Në mesazhin filmit ajo tregon se ajo çfarë përcillet përmes tij është që secili prej nesh e ka vetë fatin e tij dhe jo të qëndrojë vetëm si spektator. Filmi “Vajzat” tregon historinë e tre shoqeve që planifikojnë që largohen nga fshati dhe të ndërtojnë një jetë të re në Tiranë. Tre shoqet hipin në një makinë për t’u larguar diku ndoshta në Tiranë. Atë makinë buzë rrugës interurbane të fshatit e shohim të ndaluar sikur po pret dikë, ndoshta shoqen e katërt ose ndoshta kohën e përshtatshme për t’u nisur. Eshte nje makine pa rrota qe simbolizon veshtiresine qe kane keto vajza te ndjeklin endrrat e tyre! Ndaj vajzat jo vetem qe nuk duhet te presin nga te tjeret  e nga nje makine e tille pa rrota por duhet t’i japin “gaz” per nje te ardhme me te mire- u shpreh regjisorja Elkjana Gjipali! Xhirimet janë bërë në Shëngjergj të Tiranës. Në role janë aktoret, Arjeta Dhima, Aurora Qazimi dhe Marsela Lena. Për kinemanë shqiptare ajo pohoi se realizimi i filmit përballet me jo pak vështirësi. “Ka qenë e vështirë, pasi kuptimi i fjalës ‘indipendent’ në Shqipëri më shumë se sa me zhanrin e filmit është kuptuar si një film pa buxhet. Buxhetet indipendente janë shumë të ulëta dhe këtë në fund e vuan filmi. Kjo më së shumti vihet re kur përballemi në festivale ndërkombëtare për të vijuar marketimin dhe promovimin e filmit”, tregon regjisorja

Filmi “Vajzat” ka premierën  sot (date 18 qershor) ne oren 18:00  ne Cineplexx Teg.

Current track

Title

Artist