Silvana Subashi: Duhet te konsumojme te pakten 20 ml vaj ulliri ne dite!

Travel Club - Sot, Dita Kombetare e Vajit te Ullirit

"Travel Club" ne Diten Kombetare te Vajit te UlliritLive ne studio me znj. Silvana Subashi Pinari , Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te UlliritNeil and Adam On Air "Everything is Alright" @ 16' of the videoVittek Records

Publiée par Radio Travel sur vendredi 11 mai 2018

Silvana Subashi: Duhet te konsumojme te pakten 20 ml vaj ulliri ne dite!

E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Ulliri, si bime shekullore, per gjelberimin dhe bukurine e tij, per frutet e shijshme dhe vlerat e larta ushqyese apo dietike eshte vleresuar shume ne histori. Ai kultivohet ne shume vende te botes, por shtrirjen me te madhe e gjen ne zonen e Mesdheut, ne treven e tij me te lashte, ku edhe sot gjenden drure qe vleresohen me nje moshe 2200- vjeçare. Znj. Silvana na tha se ky produkt i mrekullueshem dhe me vlera te medha ne shendet duhet te konsumohet sa me shpesh te jete e mundur dhe nje sasi e keshilluar per nje person eshte te pakten 20 ml ne dite! Shqiptaret duhet te ndihen pjese e dietes mesdhetare, sipas Silvana Subashit sepse Shqiperia eshte e bekuar nga veriu ne jug me ullishte. Madje vetem ne Tirane ka mbi 300 mije peme ulliri mbi 1 mije vjecare! Gjithsesi informacioni i paket dhe mungesa e promovimit kane bere qe konsumi ne vendin tone te mbetet i ulet ne krahasim me potencialin e prodhimit. Aktualisht konsumi per fryme i vajit te ullirit ne vendin tone arrine 4.8 litra ne vit.

 

  1. Vaji i ullirit mund te perdoret per te skuqur!

Shpesh nder amvisat shqiptare ka qarkulluar mendimi se vaji i ullirit nuk mund te perdoret per te skuqur produkte te ndryshme pasi nese kalon ne temperature te larte digjet duke leshuar edhe arome te pakendshme ne ushqim megjithate nese perdoret ne menyren e duhur me vajin e ullirit mund edhe te skuqim patate! E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Ajo tha se vaji i ullirit eshte nder yndyrnat qe arrin temperaturen me te larte para djegies qe eshte 210 grade. Kjo na lejon ta perdorim edhe per skuqje por fillimisht duhet te nxehim enen mire, te hedhim vajin e ullirit dhe menjere me pas produktin qe do skuqim. Madje sipas Znj. Silvana Subashi tashme edhe diabetiket mund te hane produkte te skuqura me vaj ulliri ekstra te virgjer nese perdoret sic duhet.

3.Silvana Subashi: Vaji i ullirit cilesor nuk blihet ne supermarket!

E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Vaji i ullirit eshte nje produkt qe duhet te merret direkt ne fabrike. Kjo eshte keshilla e Silvana Subashit, sipas se ciles, kjo eshte garancia me e madhe per konsumatorin. “Vaji i ullirit duhet te konsumohet dhe tregtohet nga prodhuesit brenda vitit.
Shqiptaret e kane kete mundesi qe te gjejne vaj ulliri nga fabrika. Mjafton qe te gjeni fabriken me te afert. Zgjidhni nje frut te fresket dhe te pademtuar, kerkoni nje perpunim ne te ftohte, ruajeni ne ene qelqi dhe inoks, mbajeni larg drites dhe nxehtesise dhe mos e konsumoni me shume se 18 muaj”. Znj. Silvana tha se fakti qe kemi shume ullishte ne vendin tone favorizon edhe turizmin e degustimit te vajit te ullirit ne fabrikat kryesore ne vend te cilat jane te pakten 270 te tilla ne zona te mrekullueshme natyrore, te rrethuara me bime e fruta te tjera qe mund te perdoren per gatim. Nderkohe gjate bisedes u ndalem edhe tek panairi i prodhuesve te vajit te ullirit qe zhvillohet sot ne hyrje te Pazarit te Ri deri ne oren 20.00 ne mbremje me shume aktivitete interesante dedikuar vajit te ullirit dhe kulinarise e tradites shqiptare.

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background