Rosela Gjylbegu: Ka këngë të mbivlerësuara deri tani në këtë Eurovision!

"Weekend Lovers" - Rosela Gjylbegu

"Weekend Lovers" Live me kengetaren Rosela Gjylbegu - pjestare e jurise shqiptare te eurovizionitEurovision Song Contest Eugent Bushpepa Fuego - Eleni Foureira - Cyprus Ermal Meta#albania #12

Publiée par Radio Travel sur samedi 12 mai 2018

Këngëtarja Rosela Gjylbegu, ishte sot e ftuar në emisionin Ëeekend Lovers në Radio Travel si anëtrae e jurisë profesioniste shqiptare te muzikës, e cila do të vlerësojë dhe japë pikët për këngët konkurruese në Eurovizion.

Ajo u shpreh se pavarësisht të gjithave mbrëmja e sotme duhet shijuar në maksimum sepse është një rastësi e paimagjinueshme që tre shqiptarë janë konkurrent dhe finalistë të Festivalit më të Madh të Këngës në Europë.

Eugent Bushpepa ka mahnitur me zërin dhe sigurinë e tij në skenë dhe të njëjtën gjë presim pa as më të voglin dyshim edhe sot në mbrëmje, ku artisti ynë do të performojë i 12–ti në radhë.

Sa i përket favoritëve të këtij edicioni të Eurovision, Rosela u shpreh se : Ka edhe këngë që janë mbivlerësuar deri tani, duke përmendur përfaqësuesen e Izraelit!  Ndërsa pritshmëri të larta ka kënga Fuego, e Eleni Furieras si përfaqësuese e Qipros!
Rosela ishte e rezervuar sa i përket 12 pikëve, që Shqipëria do të japë sonte në mbrëmje, por me aq sa kuptuam, mesa duket ato  Goes to…… Italy 😉
P.S: Ne thjeshtë po hamendësojmë 😉

Current track

Title

Artist

Background