Mobike ne Tirane! Si funksionon?

Travel Club - MoBike

Travel Club - MobikeBashkia e TiranësAmbra Rockess Prickly (10' of the video)Vittek Records

Publiée par Radio Travel sur lundi 4 juin 2018

Gjiganti “Mobike”, kompania qe zbaton me sukses ne shume qytete te medha te botes, si Parisi apo Firence, sistemin e biçikletave pa stacion, nje menyre ekologjike dhe inovative per te levizur ne qytet, kete jave do te nise zyrtarisht edhe ne Tirane. Ne Diten Boterore te Biçikletave, kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe drejtori i “Mobike”, Massimiliano Rubin, nenshkruan marreveshjen e bashkepunimit qe sjell ne Tirane 4 mije biçikleta “Mobike”.

Te ftuar ne Radio Travel drejtori i Mobike , Massimiliano Rubin si dhe koordinatorja e Mobike per Tiranen Sonja Cenolli na zbuluan sesi do te funksionojne bicikletat teknologjike.

Rubin na tha se vjen per te disaten here ne vendin tone per pune dhe turizem dhe se ndihet shume komod ne Shqiperi.

Mobike jane pjese e nje rrjeti te gjere boteror te bicikletave per te cilat nuk nevojitet nje stacion i caktuar dhe te cilat mund te prenotohen nepermjet nje aplikacioni. Behet fjale per aplikacionin me te njejtin emer Mobike i cili mund te shkarkohet ne telefon dhe mundeson nepermjet nje harte te gjesh bicikleten me te afert ta prenotosh ate dhe me pas nepermjet nje barcodi ta zhbllokosh dhe bllokosh pasi e ke perdorur. Pagesa e perdorimit te bicikletes do te behet nepermjet nje karte debiti apo krediti ne momentin qe logohesh me llogarine tende ne aplikacion.

Sonja na tregoi nga ana tjeter se si fillim 1000 bicikleta Mobike do te vihen ne perdorim dhe diten e premte me date 8 qershor do te behet nje improvizim me perdoruesit qe ata te praktikojne perdorimin e Mobike dhe te familjarizohen me bicikletat inovative.

Bicikletat portokalli jane pjese ne 20 vende te botes ndersa Kina dhe Italia jane nder vendet qe e kane perhapur me shume kete teknologji.

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background